Këto jane disa nga detajet e reja që nxjerr në dritë grupi hetimor mbi ekzekutimin mafioz që tronditi Vlorën ditën e festës së Fitër Bajramit.
Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është Belgjika, shtet nga i cili viktima ishte kthyer para tre muajsh.
Sipas policisë, atentati ka më shumë se dy autorë.
Ata janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes e më pas kanë djegur automjetin tip BMW të përdorur për ngjarjen e rëndë.
Por djegia e automjetit me targa greke dhe e armës vështirëson punën e policisë për gjetjen e ndonjë gjurmë.
Nga dëshmitë e marra, të afërm dhe miq të 26-vjecarit kanë theksuar se viktima nuk ka pasur konflikte në Shqipëri çka përforcon pistën mbi jetën e viktimës në Belgjikë.
Policia ka shoqëruar deri më tani 14 persona ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe vendit ku u dogj automjeti, citon klan.