Mediat britanike raportojnë se dyshohet se vrasja ka të bëjë me një mori eliminimesh mes grupeve të shqiptarëve për çështje të trafikut të lëndëve narkotike duke theksuar se Beqiri ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.
Ai ishte i martuar dhe kishin një fëmijë. Beqiri ishte njohur me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe patën një dasmë luksoze në Tetor 2018 në Liqenin e Como në Itali.
Revista Ëeddingstyle gjithashtu ka shkruar për dasmën e çiftit ku ndër të tjera ka treguar edhe se si ata ishin njohur
“Gjithnjë kishte diçka të veçantë për lidhjen dhe në lidhjen tonë. Mund të ishim shumë milje larg, dhe megjithëse në atë fazë ishim vetëm miq, kalonim orë pa mbarim në telefon me njeri tjetrin.
Unë u bëra shoqja me e mire e motrës se tij për ca kohë dhe isha në dasmën e saj. Aty u dashuruam me njeri-tjetrin. Propozimi ishte magjik”, ka treguar ajo
“Gjatë Krishtlindjes shkuam në një shtëpi në Kitzbuhel, Austri. Unë isha në gjumë dhe në oren 5 ai u çua deri ne mëngjes duke mbuluar dyshemenë me 1.000 petale trëndafilash të kuq.
Ai me pas vuri kengen ‘Magic’ nga Cold Play, e cila më zgjoi dhe e gjeta në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Ajo më vonë gjithashtu u bë kënga e parë e dasmës tonë”, ka thene Debora në atë kohë.