Vr.au gruan dhe më pas veten,zbardhen emrat e çiftit

Qyteti i Librazhdit është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një krim makabër në familje, ku një 53-vjeçar ka masakruar me thikë për vdekje gruan e tij.

Burime bëjnë me dije se dy viktimat janë Daut dhe Lule Gjokola. 49-vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, dhe më pas është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, e për pasojë ka ndërruar jetë edhe ai vetë.

Lule Gjokola pavarësisht se u dërgua në spital dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se çifti ka pasur dy fëmijë të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Forca të shumta policore si dhe ambulanca me staf mjekësor mbërritën në vendngjarje, ndërsa mësohet se burri pas rënies nga kati i katërt i pallatit, ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat përfundimtare të këtij krimi të rëndë në familje, ku bilanci ka qenë vdekja e një çifti bashkëshortësh, ndërsa grupi hetimor po merret me grumbullimin e informacioneve për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.

Librazhd/ Informacion paraprak

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...