Vr.itet Kryebashkiaku,ndërron jetë në spital

Kryebashkiaku i qytetit Gdansk, që ndodhet në Poloni, Pawel Adamowicz ka ndërruar jetë në spital, pasi u ther me thikë nga një person në mes të një koncerti bamirësie.

Pawel Adamowicz iu nënshtrua një operacioni, prej pesë orësh por nuk mundi t’ia dalë.

BBC ka raportuar se ai u godit pa mëshirë nga një 27-vjeçar, i cili kishte precedent të mëparshëm kriminal.

27-vjeçari është arrestuar, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

53-vjeçari, Pawel Adamowicz e kishte drejtuar qytetin Gdansk që nga viti 1998.

Loading...