Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër.
Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij.
Mediat raportojnë se viktimë e këtij atentati mbeti Flamur Beqiri, lindur në qytetin e Ferizajt.
Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj mësohet se është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Modelja njihet si një nga emrat më të njohur në Britani të Madhe.
Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.
“Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre.
Motra e të ndjerit, Misse Beqiri, u bë emër i njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë më parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon si modele dhe është një ndër më të paguarat në botë.