Këta të fundit pritet të dënohen me burgim të përjetshëm dhe gjobë prej 5.4 milionë dollarë nëse shpallen fajtorë.
Hetimet treguan se Rafiki u vra me një objekt të mprehtë që i depërtoi në organet e brendshme.
Ndërkohë, Autoriteti i Jetës së Egër në Ugandë e përshkroi ngjarjen si “goditje shumë të madhe”, pasi ekzistojnë më pak se 1.000 gorilla të tillë.
Mendohet se Rafiki ishte rreth 25 vjeç dhe drejtonte grupin prej 17 gorillash malore, të cilat kanë pasur kontakt me njerëzit dhe janë jashtëzakonisht miqësore.
Rafiki u gjend në një fshat pranë vendit që ishte rrethuar nga një pajisje gjuetjeje.
Ndërkohë, një nga personat e arrestuar u shpreh se e goditi për t’u vetëmbrojtur.
Autoritet bëjnë me dije se gorillat malore konsiderohen specie të rralla në rajonin e Kongos, Ruandës dhe Ugandës dhe se Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i klasifikon si specie në rrezik zhdukje.