GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, në janar të vitit 2020
Sipas trupës gjykuese Festim Bexhdili, e di se ku ndodhet trupi i Jan Prengës, por nuk e tregon.
Mbi të dënuarin rëndonte vepra penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz.
Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në Portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.