Vrasja e 20 vjeçares/ Autoritetet greke të bindur: Kreu i bandës shqiptar, i urren gratë…

Krimi i rëndë që tronditi Greqinë tani duket se ka një ‘autor’ të identifikuar.

Media greke “Star” bën me dije se kreu i bandës që hyri në shtëpinë e çiftit dhe vrau 20-vjeçaren Carolina Crouch është një shqiptar.
Identikiti i tij është ndërtuar në bazë të dëshmisë së pilotit 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos. Bëhet fjalë për një shqiptar, biond, rreth 40 vjeç, të shkurtër dhe të mbushur në trup. Kjo teori mbështetet edhe nga piloti, i cili dëgjoi disa gjuhë të ndryshme, duke dalë në përfundimin se ata që i hynë në shtëpi dhe i vranë gruan, ishin shqiptarë.

“Ai i urren gratë, të cilat i keqtrajton barbarisht dhe madje nuk heziton as të kryejë krim ndaj tyre,”- shkruajnë mediat greke. Po ashtu është edhe një person tjetër i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shqiptarin, për të cilin dihet vetëm nofka “Xhoni”.

Loading...