Babis Anagnostopoulos e pranoi se ishte ai që e vrau 20-vjeçaren britanike. Mediat greke kanë shkruar se 32-vjeçari e çoi qenin në një zonë pranë shtëpisë dhe e mbyti me duart e tij. Më pas e mori trupin dhe e vari në shkallët e vilës duke lënë të kuptohet se kafshën e mbytën grabitësit.
Në dëshmitë e dhëna pas vrasjes, fqinjët e çiftit kishin thënë që kishin dëgjuar qenin të lehtë i shqetësuar rreth orës 16:20. Disa minuta më parë, piloti i kishte marrë jetën 20-vjeçares, edhe pse policinë e telefonoi pas orës 18.00.
Loading...