Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet i dyshuari i parë, ja e shkuara e errët e tij

Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares disa ditë më parë. Mediat vendase shkruajnë se është arrestuar një shtetas nga Gjeorgjia, në kufirin e Evros, në përpjekjen për t’u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar.
Mediat greke shkruajnë se pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas “rrëmbyen” para dhe bizhuteri. Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

Loading...