Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se nuk mjafton vetëm dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj por duhet zbardhje e plotë e krimit të rëndë, të cilin e cilëson totalisht shtetëror.
Ai shprehet se “qeveria antipopull tenton të fajësojë viktimën”.
“Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes!
Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën! Duhet drejtësi!”, shkruan Salianji./Lajmii Fundit.al
Loading...