Vrasja e biznesmenit në derë të shtëpisë në Tepelenë, fqinjët: Na ra si bombë, jemi të tronditur!

11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në derë të shtëpisë në Tepelenë. Komshinjtë dhe të afërmit e biznesmenit kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte problematik dhe se nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur konflikte më parë. Vrasja e 52 vjeçarit, i ka tronditur komshinjtë të cilët shprehen se u ka ardhur si “bombë”.

“Këtu ka shkuar mirë në lagje sa ka qenë këtu. Ka një dyqan që tregton një magazinë me grurë e misër çjanë këto. Skam qenë këtu”, tha një prej tyre.
“Për mua ai mirë se e kam njeriun tim. Nuk e di a ka pasur konflikte, por nuk e besoj”, shtoi një tjetër.

“A ka më keq më e dhimbshme. E njihnin i kemi shtëpitë ngjitur, ne na ra si bombë”, deklaroi një fqinje.

“Të tronditur jemi se mirë sna vjen”.

“Janë të mirë i njohim. Nuk kishim dëgjuar të kishte konflikte me dikë tjetër”.
Biznesmeni u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, duke rezultuar fatal për 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Selimi ishte pronar i një biznesi në qytet ku tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Sot pas vrasjes dyqani është me qepenë të ulur, ndërsa kujtojmë se më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.

Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Çajup Selimi, ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë. Ai e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se 52-vjeçari njihej me personin që e ka thirrur dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Ai tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Loading...