Vrasja e çiftit Pasho në Itali, misteri i 40 mijë eurove të zhdukura!

Zbardhen detaje të reja lidhur me motivet e vrasjes makabër të dyfishtë kundrejt Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe vetëm pas 5 vitesh ata janë evidentuar në 4 valixhe në të cilat edhe janë gjendur pjesë të trupave të tyre.

Mes shume hipotezave për motivet e vrasjes së çiftit me origjinë shqiptare, është bërë publike ditën e sotme nga mediat italiane, një prej tyre.
Bëhet fjalë për zhdukjen e 40 mijë eurove të cilat u zhdukën ditën që gjurmët e çiftit Pasho u zhdukën.

Shuma prej 40000 eurosh i përkiste Shpëtim Pashos, si rezultat i një gjyqi të fituar për një aksident të rend në të cilin ishte përshirë ai dhe e ka fituar dëmshpërblimin.

Loading...