Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Roterdam, marrin kthesë hetimet, i plagosuri merret i pandehur

Kur kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e rëndë që tronditi Roterdamin ku në një apartament u vranë Florenc dhe Glevis Tola dy vëllezër nga Elbasani, autoritetet atje kanë rihapur sërish çështjen.

Prokurori i Roterdamit ka thirrur të pandehur Serxhio Pikun, i cili mbrëmjen e 15 Janarit ndodhej bashkë me vëllezërit Tola dhe mbeti i plagosur. Ishte ai që njoftoi policinë e cila në momentin e mbërritjes në vendngjarje gjeti pa shenja jete dy vëllezërit.
Me vendim të autoriteteve në Roterdam, Piku duhet të paraqitet në gjykatë me datë 15 qershor. lorenc dhe Glevis Tola u vranë në Janar të vitit 2015 në Roterdam të Holandës. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Holandë në zonën e njohur si “lagjja e bullgarëve”, ndërsa vinin shpesh në Shqipëri.

Për vrasjen e dy vëllezërve u akuzua fillimisht Herald R. por gjykata holandeze rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tij për vrasjen e dyfishtë për mungesë provash.

Konflikti i 6 viteve më parë nisi pasi 27 vjeçari Herald R. dhe Enton Janushi kishin shkuar për t’i blerë rreth 6 kg kokainë dy vëllezërve Tola dhe Serxhio Pikut. Herald R. tha para gjykatës që ai ka qenë duke numëruar paratë kur në kuzhinë ka plasur një sherr midis Entonit dhe Florencit.

Loading...