Dy ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri sot thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.
Nga Vatikani, Papa foli për rritjen e tensioneve, që sipas tij, po prek shumë vende të botës.
“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë”, tha Papa.
“Vetëm lufta sjell vdekje dhe shkatërrim”, shtoi ai.
Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani. Nga ana e tij, Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje.
Loading...