Vrasja e ish-deputetit/ Deklarata e babait të Marjan Kolës bën kthesën e papritur në ngjarje

Dëshmi të reja dalin në pah nga v rasja e ish-deputetit Pashko Ujka. Bëhet me dije se autori I dyshuar për kr imin, sipas babait të Marjan Kolës, ka qenë në Kosovë ditën që ka ndodhur ngjarja.
Atje ndodhej bashkë me autorin e dyshuar Kristjan Kola ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba. Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vr asjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vr asjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosove ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vr asja në Shkodër. 87-vjeçari shprehet se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe janë një familje që kanë edhe dëshmor. Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me v rasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej në Kosovë më 29 nëntor.

Familjarët e 53- vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe lirimin e Marjan Kolës, pasi sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me vr asjen e ish-deputetit.

Sot do të jepet dhe masa e sigurisë për autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin në orën 11:00.

Loading...