Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”.
Dëshmia
Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar në dëshminë e tij pas ngjarjes se u kërcënua nga Klodian Rasha.
“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… MOS U AFRO SE DO TË QËLLOJ”
“Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë”.
Efektivi ka treguar se kur iu afruan Klodian Rashës së bashku me policin tjetër dëgjoi që ai rënkonte dhe se e kishte pyetur a kishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë plumb, “por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”. Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.