Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, FNSH zbarkon në Laç

Forcat RENEA kanë zbarkuar ditën e sotme në Laç, në kuadër të operacionit për arrestimin e autorit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Policia ka dyshime të forta se në këtë zonë fshihen autorët e ngjarjesm ku aktualisht në kërkim për ngjarjen janë katër persona, Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara. Dy prej tyre rezultojnë jashtë territorit të vendit, teksa mësohet se referuar sistemit TIMS, burimet thonë që janë larguar nga Kosova në njërin prej vendeve të BE.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij.

Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit.

Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë. Makina e autorëve të dyshuar u gjet e djegur tek mbikalimi i Baltëzes brenda së cilës edhe automatiku.

Loading...