Vrasja e studentes në Greqi/ Shqiptari dhe greku dalin para gjyqit

Vazhdon në Rodos të Greqisë gjyqi në ngarkim të një greku dhe një shqiptari, të akuzuar për vrasjen e studentes së re helene Eleni Topaloudu.

Studentja 20-vjeçare dyshohet se është përdhunuar dhe më pas vrarë nga dy të rinjtë.

Rasti i rëndë u pa me vëmendje nga ana e oficerit të Krimeve të Rënda Thomas Zova. Ky i fundit shprehet se studentja u gjet e hedhur në lumë, ndërsa sendet e saj janë gjendur të shpërndara në vende të ndryshme. Ajo u gjet në mënyrë të tmerrshme, me të mbathura të grisura, shkruajnë mediat e vendit fqinj, shkruajnë mediat e Greqisë.

Siç theksoi Zovas, mbathjet e vajzës ishin grisur, gjë që tregon se dikush nga djemtë e ka rrëzuar atë. Ndërsa greku nuk ishte tepër bashkëpunues, shqiptari ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur ngjarjen.

Zovas madje foli me prindërit e të akuzuarit për të theksuar se babai i 21-vjeçarit nuk iu përgjigj pyetjes së djalit të tij, ndërsa nëna e tij, megjithë fillimisht bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me autoritetet, “u zhduk për një periudhë katër-orëshe”. Në mediat helene janë publikuar fotot provokative të grekut, i cili bën shenjën me gishtin e mesit, edhe pse me pranga në duar.

Loading...