Vrasja makabre në Turqi, babai qëllon me 20 plumba vajzën e tij

Një 28-vjeçare është qëlluar për vdekje nga babai i saj në Turqi, pasi nuk kishte pranuar ti tregonte atij se ku ndodhej nëna, ish-bashkëshortja e tij. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht Mustafa Ali Yilmaz, 69-vjeç e ka përplasur makinën e së bijës duke e nxjerrë nga rruga, më pas e ka qëlluar me 20 plumba, 11 të cilat e goditën në kokë.

Vrasja ka ndodhur në Balikesir të Turqisë dhe sipas policsë, 28-vjeçarja Gulnur Yilmas po udhëtonte nga Balikesir në drejtim të Antalias, për t’u bërë gati për një provim së bashku me dy miq të saj. 69-vjeçari e ka ndjekur të bijën, pasi i kishte instaluar një sistem navigimi në makinë.

Ai ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por një ekip i policëve kishin arritur ta kapin dhe atë më armë në brez. Në anën tjetër, është bërë e ditur se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në Balikesir, Yilmaz ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Loading...