Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën.
Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.
Gjatë dëshmisë Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë dhe është larguar menjëherë prej ambienteve të lokalit “Monopol”.
Gjithashtu ai njihet si miku i Ervin Matës, ku ky i fundit është njëherësh edhe partneri i këngëtares shqiptare Elvana Gjata.
(/BalkanWeb)