Vrasja në bllok, gjykata e Tiranës liron Geldo Hotin

Gjykata e Tiranës ka liruar nga masa e arrestit Geldo Hotin, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Gjykata e Tiranës ka liruar në 22 nëntor Geldo Hotin, por lajmi është bërë sot publik. Geldo Hoti u arrestua në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në 5 tetor dhe mohoi se tentoi të arratisej nga Shqipëria./Balkan web

Loading...