Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim sot foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Diplomatja tha se strukturat e paautorizuara për mbrojtjen e votës janë gjëra të së shkuarës.
Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadores, Yuri Kim ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Basha tha se e mbështet deklaratën e ambasadores, duke shtuar se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.
Basha theksoi se PD nuk ka asnjë strukturë të armatosur në Shqipëri.
Basha: Jam dakord me deklaratën e Yuri Kim. Kam qenë në komunikim me të gjithë partnerët dhe kanë qenë të informuar prej kohësh me se çfarë ka ndodhur në Elbasan. Zgjidhja dhe zgjedhja me 25 prill kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin dhe nëse doni kriminelë votoni kriminelët.
PD nuk është strukturë paralele. Ambasadorja dhe ambasadorët i kanë bërë thirrje policie të bëjë detyrën, Nëse policia do kishte bërë detyrën në Elbasan, si sot në Dibër do ishte parandaluar ngjarja. Nuk ka PD asnjë strukturë të armatosur.