Vrasja në Fier, vëllai i të ekzekutuarit me dy plumba i akuzuar për gjobëvënie në 2017

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua ditën e sotme në Fier pasi u qëllua me dy plumba në makinën luksoze me të cilën ishte duke lëvizur praë Urës së Sheqit. Viktima ishte vëllai i Kelmend Kastratit, i cili i shpëtoi një atentati të organizuar ndaj tij në janar 2016 në zonën e Mbrostarit.

Kelmend Kastrati pasi i shpëtoi atentatit u procedua penalisht nga policia për akuzën e gjobëvënies ndërsa më pas në gjykatë, kjo akuzë u konvertua në moskallëzim krimi dhe Kastrati u dënua vetëm me gjobë.

Ndërkohë sipas policisë, në deklaratën e mbajtur me këtë rast, Kastrati ishte akuauzar për bashkëpunim me disa persona në kryerjen e kërcënimit të qytetarëve për marrjen e pasurisë.
Njoftimi i policisë
Dy persona janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Bashkëpunimi” për trafik të lëndëve narkotike dhe gjobëvënie. Njëri prej të arrestuarve është vëllai i Lul Cakës.

Personat e arrestuar janë shtetasit Julian Caka, 41 vjeç, lindur ne Stamaticë, Berat dhe banues në fshatin Koçaj, Lushnjë, i dënuar më parë për vrasje, si dhe Gentian Kica, 39 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Personi i shpallur në kërkim është shtetasi Kelmend Kastrati, 31 vjeç lindur e banues në Fier, shënjestra e atentatit tek Mulliri i Artë në Fier; ndodhur me 8 janar 2016.

Sipas policisë, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B.
Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”.
Theksojmë se përsa më lart, Kelmend Kastrati është dënuar vetëm me gjobë për akuzën e moskallëzimit të krimit./lajmifundit

Loading...