Vrasja në Fier, vjehrra e viktimës pastron shkallët e mbuluara me gjak: Burri im e vrau në kuzhinë 

Fax News ka siguruar pamjet nga brenda shtëpisë ku ndodhi krimi makabër në Fier, ku 61 vjeçari Xhevahir Hoxha vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, 30 vjeçaren Merushe Hazizi.

Videoja tregon pamje të rënda të shkallëve të mbuluar me njolla gjaku të viktimës që ishte përpjekur të dilte jashtë për të kërkuar ndihmë.

Qerime Hoxha, gruaja e 61 vjeçarit Xhevahir Hoxha, tha se vrasja kishte ndodhur në kuzhinë dhe më pas 61 vjeçari nëkishte dalë nga shtëpia pa folur fare derisa më pas u gjet i vetëvarur në pemë.

Ndërkohë që pastronte gjakun e viktimës 30 vjeçare, ajo zbuloi se e ndjera i thoshte shpesh 61 vjeçarit se nuk kishte vend në shtëpi edhe pse kishte vetëm një muaj që kishte ardhur të jetonte në atë shtëpi.

“Nusja i thoshte burrit tim që nuk ke shtëpi këtu. Vrasja ka ndodhur në kuzhinë, unë nuk isha aty. Burri im e vrau nusen më thikë, mua nuk më foli fare. Nuk më tregoi gjë fare vetëm iku”-tha ndër të tjera Qerime Hoxha.

Loading...