Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, Olger Mustafaj, i cili është banori lagjes ku ndodhi ngjarja. Mësohet se autori është person me precedent penal.
Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit. Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Dëshmitarët thanë për ‘News 24’, se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.
(/BalkanWeb)