Vrasja në Vlorë! Leartiad Lekaj (Kekaj) 41-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme (9 shtator 2023) në Vlorë.
Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin. Brenda automjetit tip “Audi” me targa italiane u gjet 1 kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në vrasje.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm. Ndërkohë 8 persona janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje rreth ngjarjes. Deri më tani, nuk ka asnjë person të dyshuar.
Loading...