Vrasja në Vlorë/ Pa se dikush po e ndiqte, 35-vjeçari vrapon për në shtëpi por nuk i shpëtoi vdekjes

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 35-vjeçarit nga Vlora. Mësohet se viktima, Shkëlzen Velaj ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Dyshohet se pas kësaj, ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku. Sipas policisë 35 vjeçari ka ndërruar jetën në spital. Autorët që e kanë qëlluar dyshohet se kanë qenë 2.

Loading...