Vrasja në Vlorë, policia jep detaje: Viktima udhëtonte me motor, u qëllua nga një mjet me targa italiane

Policia jep detaje rreth vrasjes së 41-vjeçarit Laert Keka në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur prane Bibliotekës Shefqet Musaraj, në afërsi të Kishës Ortodokse.

Viktima udhëtonte me motor kur u qëllua nga një mjet i zi me targa italiane.

Policia vendore informon se ‘në orën 21:50, jemi njoftuar se në lagjen 28 nentori, Vlorë, prane Biblotekes Shefqet Musaraj, se ka të shtëna me armë zjarri, dyshohet se nga nje automjet ngjyre e zezë me targa Italiane, është qëlluar me arme zjarri dhe si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Laert Keka, i datëlindjes 02.07.1982, banues në Vlorë.’

Grupi hetimor ka administruar provat nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një ndihmesë pritet të japin edhe kamerat e bizneseve dhe shtëpive në lagjen ku ndodhi krimi.

Ende nuk ka një pistë zyrtare për shkaqet e vrasjes.

Loading...