Katër ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Xibrën të moshuarit janë larguar nga fshati për t’u zhvendosur tek shtëpia e vajzës e cila është e martuar në një fshat pranë shtëpisë së tyre.
Ndërkohë që bashkëshortja e Sali Dakuçit autorit që vrau vëllain dhe nipin e më pas veten, është kthyer tek prindërit e saj.
Sherri mes vëllezërve Sali dhe Kujtim Dakuci kishte nisur për tre hunj gardhi, i cili agravoi më pas edhe me përdorimin e armës.
Dy familjet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. 9 vite më parë ato kanë përfunduar në gjykatë për një gjel.
Loading...