Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik/ Zbardhen dëshmia e të afërmes Kur u futa në shtëpi, Hyrija ishte gjallë! Djali nuk ia hiqte thikën nga fyti dhe nisi t’i pinte gjakun

Dëshmitarja e parë e krimit makabër që ndodhi në Pejë ku djali vrau nënën e tij, ka qenë kunata e të ndjerës. Mediat e e Kosovës shkruajnë se dëshmitarja ka rrëfyer se sapo ka hyrë në banesë ka parë një tmerr pasi gruan Hyrije Hyseni e ka gjetur ende të gjallë.

Ndërsa djali, Urim Hyseni i mbante thikën në fyt. Ajo u ka treguar se ka tentuar që të parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty. Më pas, sipas saj 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

“U futa në shtëpi dhe pashë tmerr. Hyrija ishte ende gjallë, ndërsa djali ia mbante ende thikën në fyt. Tentova të parandaloja Urimin dhe i kam kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty. Por ai vazhdoi dhe më pas piu gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë,”- ka rrëfyer e afërmja, sipas Sinjalit.

Ajo shton gjithashtu se ka dëgjuar fjalët: Kjo ma ka shkatërru jetën!

Gjykata e Pejës e la në burg Hysenin. Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrije Hyseni. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. I riu i preu kokën nënës së tij dhe më pas i piu gjakun. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh, të cilën e akuzonte se ishtë shkaktarja e ndarjes së tij nga bashkëshortja.

Loading...