Vrasja që zbuloi ‘Bitcoin’ tek ‘5 Maji’, këto janë super pajisjet kompjuterike që u sekuestruan

Vrasja te “5 maji” në Tiranë, solli në zbulimin e disa pajisjeve kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin.

Këto pajisje u zbuluan pas kontrolleve të shumta që policia bëri në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç.
Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema. Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit , përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Autori i vrasjes, Marius Dema do të përballet edhe me hetimin për “Bitcoin” pasi pajisjet ishin gjetur tek godina që ai kishte marrë me qira në rrugën “5 Maji”.

Loading...