Vazhdojnë hetimet për dy vd ekjet e transek s ualit Camilla dhe pro stitutës Nevila Pjetri në Itali. Ilmessaggero shkruan se trupat e pajetë të të dyve u gjetën disa kilometra larg njëri-tjetrit mëngjesin e së dielës.
Vrasësi i dyshuar tani është i burgosur në burgun e La Spezias ku pret seancën për masën e sigurisë, që pritet të mbahet nesër deri të premten.
Pasi ka parë avokatin e tij, ai ka thënë se natën e vrasjes ka qenë në një lokal me disa shokë dhe qenin e tij dhe ka qëndruar atje gjatë, shumë pas mesnatës (koha e supozuar e v dekjes është rreth dy në mëngjes).
Për momentin hetuesit e akuzojnë Bedinin vetëm për vdekjen e Nevilës, jo për vrasjen e Camilla-s edhe nëse hipotezohet se ata mund të jenë të lidhur.
Daniele Bedini akuzohet për vrasjen me dashje të pr ostitutës shqiptare Nevila Pjetri.
Vajza u gjet e pajetë të dielën në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë. Jo shumë larg, në të njëjtën kohë, u gjet edhe trupi i Camilla, një banore transeksuale në Albiano Magra, një pjesë e Aulla në komunën