Biznesmeni Gucim Gjuriqi pronar i nje karburanti eshte vrare ne Tropoje pak para mesnates. Krimi ndodhi para lokalit ne pronesi te tij ne rrugen e spitalit.
Tropojë/Informacion paraprak.
Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Burime nga Tropoja bejne me dije se viktima nuk njihej per konflikte ndersa ishte babai i dy femijeve.