Vrau aksidentalisht fotografen dhe plagosi regjizorin, aktori: ‘Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?’

Është duke bërë xhiron e botës lajmi i vr asjes në sheshxhirim i drejtores së fotografisë dhe pl agosjes së regjizorit nga aktori Alec Baldwin. Ngjarja ndodhi në New Mexico.
“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje ak sidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë. Në vitin 1993 Brandon Lee, djali 28-vjeçar i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, u qëllua dhe u vra në xhirimet e filmit The Crow, ku mori dy pl umba vde kjeprurës.

Loading...