Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot dënimin për shtetasin Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.
Në vendimmarrjen e tij, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj. Marra mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura.
Po kështu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për moskallëzim krimi. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se ata janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.
Sipas avokatit Oboni, Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht ka abuzuar me viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal.