Vrau gruan dhe pastaj veten, çifti nga Kavaja la pas djalin 17-vjeçar

Çifti nga Kavaja që vdiqën paraditen e sotme, mësohet se kanë lënë pas dy fëmijë, një vajzë të martuar dhe djalin e mitur, 17-vjeç. Policia njoftoi më herët se është gjetur e djegur në makinë një 45-vjeçare ndërsa bashkëshorti i saj ishte vetëvvarur. 48-vjeçari Bilbil Shirja mësohet se ka djegur për së gjalli gruan në makinë për shkak të xhelozisë dhe më pas ka varur veten.
“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, njofton policia

Loading...