Vrau gruan dhe vëllain me sende të forta, arrestohet autori i ngjarjes së rëndë

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, ndodhur ditën e sotme në fshatin Tërvo të Gramshit. Xhavit Sinani, 75-vjeç, vrau me sende të forta gruan dhe vëllanë e tij. Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët pë t’i dhënë lajmin tragjik.

Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në banesën ku ata jetonin, ndërsa vëllanë jashtë shtëpisë së tij pasi jetonin pranë njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.

Loading...