Vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar, flet kunati i autorit: Si e mora vesh për ngjarjen

Fatmir Faqolli, kunati i Qemal Bicit, i cili një ditë më parë vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten ka treguar si ka ndodhur krimi i rëndë në familje.

Fatmir Faqolli, kunati i Qemal Bicit
Ai shprehet i habitur për vrasjen, pasi thotë se çifti nuk ka pasur asnjë konflikt.

Fatmir Faqolli shprehet se Qemal dhe Menturie Bici kishin 35 vite martesë, ndërsa hedh poshtë pretendimet se mund te kenë pasur konflikte për shkak të xhelozisë.

“Jo, s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam. Ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë”, tha kunati i Qemal Bicit për Tv Klan.
Fatmir Faqolli tregon edhe si e mori vesh lajmin: “Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm”.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen të hënës, 7 qershor, ku Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij, Menturie Bici dhe më pas vari veten në një pemë.

Loading...