Një tjetër krim brenda në familje tronditi sërish mbrëmjen e sotme vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau bashkëshorten me sëpatë dhe më pas u vetëvar në një pemë jashtë banesës.
Çifti la 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem, njëri prej të cilëve konstatoi nënën pa jetë dhe babanë të varur në pemë.
Duket se ngjarja e mbi një dekade më parë ishte lënë pas nga çifti duke vijuar jetën bashkëshortore, por problemet duket se kishin vijuar.
Policia pritet që të marrë dëshminë e fëmijëve, por edhe të afërmve për të mësuar më shumë mbi arsyet që çuan Bicin drejt vendimit për të vrarë gruan dhe më pas veten.
Loading...