Vrau shokun në gjah, 18-vjeçari kërkoi ndihmë tek banorët e fshatit

Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij 18-vjeçar Rifat Xheleshi.

Dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah.
Ata sot janë parë bashkë në qendër të fshatit rreth orës 11:00. Rreth orës 14:00, ata janë ngjitur në malin e Maqellarës dhe aksidentalisht 18-vjeçari ka qëlluar shokun e tij.

Ka qenë vetë autori që ka njoftuar banorët e fshatit, të cilët i kanë shkuar në ndihmë, por terreni ka qenë i vështirë, që ka vonuar zbritjen e të plagosurit.

Ai ka pasur rrjedhje të shumtë gjaku, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Loading...