Vrau të bijën dhe burrin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja/ Shqiptari u kap teksa kërkonte djalin 5-vjeçar

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë me dy të vrarë dhe një të plagosur që për autor ka një 45-vjeçar shqiptar. Sipas artikujve të publikuara, bazuar në të dhënat paraprake, shqiptari ka qenë duke u arratisur në momentin që është ndaluar nga karabinierët. Ai është parë të kërkonte në lagje për të birin 5-vjeçar që u bë dëshmitar i masakrës. Sipas mediave, shqiptari donte të merrte djalin e mitur dhe të largohej që aty.

Por çfarë ndodhi në Itali?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari teksa futej në shtëpi, u përball në shkallë me italianin. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë.

Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. Gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur

Loading...