Policia australiane në Melbourne po pret të marrë në pyetje babanë e Lindita Musai, vajzës e cila u qëllua për vdekje pranë burrit të saj Veton Musai, në verandën e shtëpisë së tyre rreth orës 10.30 të mëngjesit të 31 dhjetorit.
Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.
Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.
Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.
Autori, Osman Shaptafaj ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ai qëlloi veten pas krimit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa gjendja e tij shendetesore ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.
Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij dhe ka folur me fqinjët, detaje keto qe pritet te hedhin drite mbi motivin.
Mediat e huaja shkruajnë se Shaptafaj, i cili duket se nuk ka qenë i ftuar në fejesën e çiftit apo dasmë, ka mesazhe të koduara të postuara në faqen e tij në Facebook. Ai i mori jeten vajzes se tij dhe dhendrit ne pervjetorin e tyre te pare te marteses.
Një fotografi e Shaptafaj, i cili besohet të ketë emigruar në Australi nga Maqedonia, ka një imazh të një deleje të zezë të vetme midis një tufë delesh të bardha.
Një imazh tjetër është shoqëruar me fjalët “më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”.
Një postim tjetër shkruan: “Jeta e pyeti vdekjen – pse njerëzit më duan mua, kurse ty të urrejnë?” Vdekja u përgjigj, “sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e dhimbshme”.