Vrau veten apo e vranë? Çfarë mendon djali i ish-kryeministrit të njohur që u gjend i vdekur natën e 18 dhjetorit në Tiranë?

Gazetari dhe analisti i njohur Roland Qafoku, me anë të një analize ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe dyshimet e rënda nëse e vranë apo vrau veten 41 vite më parë Mehmet Shehu.

Sipas Qafokut, ish kryeminsitri u vra nga një skenar i mirë organizuar.

Postimi i plotë:

Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë se, si sot, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, pra 41 vjet më parë, Mehmeti Shehu, kryeministri në detyrë prej 27 vitesh, 4 muaj e 28 ditë, u vra dhe jo u vetëvra sipas versionit zyrtar.

Jam marrë prej shumë vitesh me këtë çështje duke ndjekur parimin e “të shkuarit në vendngjarje me vonesë” por duke zbatuar të gjitha rregullat e gazetarit dhe studiuesit të këqyrjes së dokumenteve, të realizimit të shumë intervistave, të shoshitjes së fakteve duke dyshuar, dyshuar, dyshuar.

Çuditërisht, sa më thellë e kam ngulur “kovën e eskavatorit” në atë pirg të dhënhash, aq më shumë e kam shtuar këtë bindje. Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” të botuar në vitin 2017, e kam trajtuar shumë të detajuar këtë version si vrasjen më të rëndësishme që nga themelimi i shtetit shqiptar. Jam marrë edhe me faktet e krimit, por edhe me arsyet politike pse pikërisht kryeministri kasap i Shqipërisë me urdhër të së cilit ishin vrarë sa e sa kundërshtarë politikë, u vra pothuajse me të njëjtat metoda siç kishte aplikuar vetë ai.

Mes morisë së pa fund të dokumenteve arkivorë që kam studiuar, besoj se dokumenti më bindës është ai i ekspertizës së kriminalistikës i cili konkludon se kryeministri ka vrarë veten me dorën e majtë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konkludon se ka vrarë veten me dorën e djathtë. Në këtë konkluzion kanë qënë ndihmë e madhe për mua librat dhe dëshmitë e botuara në Shqipëri dhe jashtë saj të studiuesëve, veçanërisht e kolegëve gazetarë.

Por bindjen personale ma kanë përforcuar edhe intervistat që unë vetë kam realizuar me një numër relativisht të gjatë personazhesh si: Bashkimi dhe Skënderi, të dy djemtë e Mehmet Shehut; Fatos Harito, mjeku ligjor që këqyri kufomën por me urdhër nga lart iu ndalua të bënte autopsinë; Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës; Shaban Sinani, drejtor i Arkivit Qendor të Shtetit; Nexhmije Hoxha, Liljana Hoxha, Ilir Hoxha, Teuta Hoxha; Ali Çeno, badigardin e Mehmet Shehut; Sulo Gradeci, badigardi i Enver Hoxhës; Kam intervistuar Parid Turdiun, vëllin e Silva Turdiut, ndonëse në një version të shkurtër dhe më shumë për disa detaje nga fejesa.

Nga të gjitha këto hulumtime, kam krijuar bindjen se Mehmet Shehu u vra nëpërmjet një skenari të mirëorganizuar dhe lehtësisht të zbatuar për ato kushte në një regjim as askujt nuk i lejohej të dyshonte në versionin zyrtar.

Për nga rëndësia, besoj më kryesorja janë dy intervista që unë kam zhvilluar me Skënder Shehun, djalin të Mehmet Shehut, historia e dashurisë të të cilit me Silva Turdiun shërbeu si shkak për gjithçka të asaj që ndodhi.

Pas afro 10 vjetësh po risjell sot një pjesë nga intervista me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, të marrë në fillim të vitit 2013 në emisionin “Debati” në televizionin Channel One.

E vranë apo vrau veten Mehmet Shehu? Kjo është një pyetje që bëhet që nga 18 dhjetori i vitit 1981 kur babai juaj u gjet i vdekur në dhomën e gjumit. Vëllai juaj Bashkimi u përgjigj me batutën e famshme: Babait i vranë veten. Ju vazhdoni të keni dyshime?

Tani kjo është një temë e pashmangshme dhe është e preferuar nga mediat. Unë mendoja se do të flisnim më tepër për jetën. Mund t’ju them një gjë, edhe pas kësaj bisede kjo gjë nuk do të zgjidhet d. m.th. është vrasje apo vetëvrasje… por prapë kjo do të ngelet dhe do të hapet prapë.

Këtu janë të ndara në këtë mënyrë bardhë e zi, këtu nëse do të thuash e ka vrarë veten që është versioni i pranuar në atë kohë…Unë para se të vazhdoj më tej, ky version ishte version i vetëvrasje. Kur kam ardhur këtu nga Suedia, vëllai më ka thënë që ka vrarë veten… shkurtimisht kishte pak gjak se kishte vendosur pambuk ndoshta për të eleminuar zhurmën.

Ndërkohë, si doli versioni tjetër nga i zyrtar i vetëvrasjes?

Ky version ka dalë para ’91, disa muaj më vonë dhe në atë kohë ishte akuzë shumë e rëndë për sistemin që keni vrarë edhe kryeministrin, po ishte më e rëndë se akuza që kishte vrarë veten, por tani ai sistem nuk është më, kujt t ia kërkosh kush e vrau….

Ka dyshime, kam parë që ka dyshime, por përgjithësisht pranohet që në rast se ka një shpjegim. Në këtë rast shpjegimi më i thjeshtë është i vetëvrasjes.

Sipas jush përse u dha një urdhër për të mos bërë autopsinë e kufomës? Mjeku ligjor Fatos Harito që këqyri kufomën më ka thënë në një intervistë se shefi i tij atëherë e kishte urdhëruar të mos kryente autopsi. Po ky njeri i ka bërë autopisinë edhe nënës suaj.

Nuk është se unë e përjashtoj nëse ka fakte dhe argumente, versioni i vrasjes nxjerr më shumë pikëpyetje, se version i vetëvrasjes.

A jeni i bindur kur eksperti balistik thotë ato që thotë?

Situata ishte e tillë sa vetëvrasja ishte e pritshme, ju i keni lexuar diskutimet në Byronë politike, nuk ju bën përshtypje diskutimet e anëtarëve të Byrosë. Çfarë aty duket qartë edhe Besnik Bekteshi që nuk i thonë Mehmet, Pali Miska po ashtu, kurse anëtarët e vjetër i thonë shoku Mehmet, këta që i thonë Mehmet …atyre u është thënë para mbledhjes që qëndrimi ndaj tij është i tillë në Pallatin e Brigadave.…këta kujtojnë që është një mbledhje partie këta i thonë Mehmet dhe këta shoku Mehmet.

Ka një letër….që e nxori Paskal Milo

Po e nxori Paskal Milo dhe aty ka një letër, mos të hyjmë në të gjitha detajet. Dy detaje janë tepër interesante, jo juve por edhe analistët e tjerë nuk ju kanë bërë përshtypje ndonjë gjë.

Në radhë të parë dua t’ju them çfarë mund të ketë shkruar dhe ajo na ka thënë ato gjëra që janë. Pavarësisht çfarë mendoj unë, dhe ne këtë e dinim që pas disa ditësh….
Ka hapur derën, kanë qenë duke parë televizor me vëllezërit dhe kanë folur rreth dy orë me Fiqeretin…ajo na tha në internim në Belsh, kur e pyetëm pak a shumë ato që ishin shkruar në letër, ç’ka përjashton mundësin e falsifikimit të letrës.

Në letër ai thotë autokritikën time që ju e quajtët alibi d. th.m. gënjeshtër, alibi nuk është gënjeshtër është justifikim.

Ju i zhvarrosët eshtrat në vitin 2001. Nuk ju shkoi ndër mend të bënit një ekzaminim të eshtrave?

Jo. Jo as që na shkoi mendja në versionin e vetëvrasjes është ajo që ka pak gjak, por ama në versionin e vrasjes ka shumë më tepër, kush e vrau nga këta, E. Hoxha, K Hazbiu, R.Alia ose dikush tjetër, që s ‘është asnjëri nga këta.

Në librin e vëllait tuaj Bashkimi flet për një hedhje zari për të parë fatin e Mehmetit. Dhe një ëndërr. Në moshën 40 vjeç lidhet me një operacion

Mirë atëherë ëndrra është këtu, ëndrra është diçka personale, po fakti është kështu me këtë ëndërr meqë e kërkoni, kur do të ikja në Suedi pasi u bë fejesa, unë isha në Greqi…ndërkohë zgjohem një ditë me një ëndërr sikur po ngjitem me gaz në rrugën për në Labinot Mal, dhe në një kthesë më del një oficer, ka qenë një oficer i Nexhmijes, më vonë roje në uzinën Dinamo faktikisht.

Dhe i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë bandat kanë vrarë Mehmet Shehun dhe vjen dikush nga ambasada dhe më thotë, se ka ardhur një telegram nga babai që thotë, kthehu.

Ju keni thënë, se nëse babai do të më thoshte, jo për fejesën, ju nuk do të fejoheshit? Si ndodhi kjo?

Po domosdo që nuk kisha si të fejohesha. Fillimisht i tregova mamasë, i tregova se kush ishte, “bobobo po pyet më mirë, po, nuk ishte dakort, pyeta i thashë unë. Tani i thashë, thuaji babait, sepse kishte xhaxhanë, jo ishte djalë xhaxhai, Arshi Pipa. Vajta te Mehmeti, hyra në dhomën e punës,

-Hë mo Neli ke ndonjë lajm? Po- i thashë unë. Mirë ulemi. Po kam lajm, por nuk e di në kam lajm të mirë apo të keq. Po sepse ishte përbërja, dhe i shpjegova, se tani Qazim Turdiu kishte marrë urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Nuk më kishte thënë Silva. Silva ishte në skuadrën e volejbollit të Dinamos.

Mirëpo këtu tani Fiqereti nguli këmbë që t’i thoshte Enverit. Ai shkoi te stabilimenti ku takoheshin për të pirë kafe dhe vajti atje dhe takoi Ramiz Alinë: E njeh Qazim Turdiun? – Po e kam pasur pedagog, ishte njeri i respektuar, pastaj më thonë këta: Edhe Qazimi kur ka marrë dekoratë.

Në prishjen e fejesës para se të kaloj do them shkurt tre-katër gjëra. Kur erdhëm nga Greqia këtu …më tha që duhet ta prishësh fejesën. Të shkëputem unë me Silvën? Jo në asnjë mënyrë. Partia dhe populli nuk e pranon atë. Silvës ia thashë pastaj. Të nesërmen në mëngjes, i thashë mamasë.

Ia thashë, por ata e kishin kuptuar pak a shumë. Se unë vajta një natë përpara aty, atë natë që u kthyem nga Greqia. Kur erdhëm ne nga Greqia, unë me Silvën unë i thashë që do veja në darkë. Qazimi e kuptoi, qarkullonin fjalë në Tiranë, piva atë gotë konjak edhe ika, të nesërmen u ndamë.

Të nesërmen edhe një herë tjetër.

Loading...