Vritet 23-vjecari shqiptar me armë në Strugë, plagoset babai

Një 23 vjeçar shqiptar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Strugë të Maqedonisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur 22-vjeçari me iniciale U.B. nga fshati Poum ka qëlluar me armë ndaj një shqiptari dhe babait te tij.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 23-vjeçari Z.B, ndërsa është plagosur babai i tij V.B, i cili është dërguar në spitalin e Strugës.

Autori pasi ka qëlluar me armë është vetëdorëzuar në stacionin policor të Strugës. Policia maqedonase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Loading...