Një aktore dhe këngëtare meksikane mbeti e vr arë ne një s ulm me ar më në Morelos të Meksikës. Aktorja Tania Mendoza 42 vjeç po priste jashtë një akademie futbolli të merrte djalin e saj 11-vjeçar.
Në këtë moment aty mbërritën me motorçikletë dy persona të ar matosur. Njëri prej tyre qëlloi disa herë me ar më në drejtim të aktores, duke e lënë të vd ekur në vend dhe më pas u arratis me bashkëpunëtorin.
Autoritetet meksikane nuk dinë ende se kush qëndron pas vr asjes së Mendozës. As shkaku nuk dihet. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Aktorja Tania Mendoza u bë e famshme në vitin 2005 kur mbajti rolin kryesor në filmin La Mera Reyna del Sur. Më pas kishte marrë pjesë edhe në disa telenovela meksikane, ndërsa vitet e fundit iu përkushtua karrierës si këngëtare dhe regjistroi 5 albume.
Në vitin 2010, ajo u rrë mbye me bashkëshortin dhe djalin e saj që ishte vetëm 6-muajsh në atë kohë. Para se të rrë mbehej, kishte denoncuar disa kërcënime që ishin bërë ndaj saj.