Vritet dhëndri nga njerëzit e nuses, plagosen dhe dy persona të tjerë

Një ngjarje në përmasat e makabres ka ndodhur në Bulqizë. Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

“BalkanWeb” mëson se gjithçka nisi një ditë më parë kur pas një sherri për motive të dobëta Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, i preu veshët vëllait të bashkëshortes. Ngjarja ndodhi në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Gjoricë dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej anëtarëve të kësaj familje. Duke u gjendur në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin.

Ky i fundit humbi jetën duke shkuar në spital. Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Jella ishte person me precendent penal, ndërsa një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë në familje. Paraprakisht thuhet se krimi makabër ndodhi pas një sherri mes kunatit dhe tij, pasi ai i kishte kërkuar llogari se pse i kishte dhunuar motrën. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që tre persona janë arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...