(Artikulli në “La Stampa”)
Shqiptari dhe italiani u sulmuan në momentin që kishin dalë nga një lokal dhe po tentonin të hipnin në makinën e tyre. Disa persona me dy motorçikleta iu janë afruar dhe nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë.
Njëri prej autorëve e qëlloi me armë, duke e lënë të vdekur Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.
(BalkanWeb)
Loading...