Për njerëzit që vuajnë nga zemra ose tensioni i gjakut lëngjet janë një nga kurat më të mira e natyrale.Për të ulur presionin ndaj zemrës, ju këshillojmë të përdorni recetën e mëposhtëme.
Si të rrisni tensionin e ulët me dhallën e kripur
Mënyra më e mirë për të rritur tensionin që ulet krejt papritur është që të pini një gotë me dhallë të kripur.
Për përgatitjen e dhallës përzieni mirë gjysmë filxhani çaji me kos të bërë në shtëpi dhe një filxhan ujë të pijshëm.
Këtu mund të shtoni deri në një lugë çaji me kripë.
Pasi ta keni përzier mirë në një mikser, shtoni pak akull dhe pijeni menjëherë.
Në 30 minuta, tensioni i gjakut do të rritet dhe në një orë do të kthehet në normalitet.
Kafeja, sipas ekspertëve, nuk përbën metodën më të përshtatshme për rritjen e tensionit të gjakut.
Kjo për arsye se kafeja mund të rrisë rrahjet e zemrës por jo tensionin dhe të dyja këto janë të lidhura fort me njëra tjetrën.
Dhalla e kripur burim elektrolitesh në ditët e nxehta
Dhalla e kripur rekomandohet veçanërisht në verë, kur njeriu dehidratohet nga temperaturat e larta.
Një gotë me dhallë të kripur, jo vetëm që shuan etjen por edhe rikthen balancën e elektroliteve në organizëm që humbasin si pasojë e dehidratimit.
Njeriu humbet elektrolite vazhdimisht gjatë ditës, por në stinën e verës, ato humbasin me një ritëm më të shpejtë.
Dhalla e kripur është shumë e pasur me proteina, kalium dhe kalçium dhe kjo e bën atë një burim të shijshëm e të shpejtë elektrolitesh.