Aleksandër Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 % të votave të përgjithshme.
Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet në të cilin përfshihet dhe Kosova.
“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.
Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë
Ai më pas foli rreth prioriteteve të udhëheqjes së tij.